Specialistët e ajrit të grupit "Franke"

Ne në "Faber" jemi kujdestarë të një trashëgimie të shkëlqyer që na mbush me krenari. Kjo traditë është fryt i shpirtit pionier që lindi në vitin 1955 dhe që shpiku aspiratorin e parë të kuzhinës në vitin 1958.
Që prej asaj kohe, ofrojmë aspiratorë dhe sisteme për trajtimin e ajrit, të cilët përmbushin kërkesat e klientëve dhe respektojnë mjedisin.
Që prej vitit 2005, jemi specialistë të ajrit të grupit "Franke", i cili, për 100 vjet, ka qenë sinonim i cilësisë së lartë, fjalës së fundit të inxhinierisë dhe projektimit të shkëlqyer.

Sekreti i madh i këtij grupi qëndron te fakti se ai krijon gjëra të reja duke u mbështetur te tradita. Gjatë këtyre viteve jemi rritur shumë. Bashkëpunimi ynë ka qenë mjaft frytdhënës.
Jemi të vetëdijshëm që bota po ndryshon. Ne vazhdojmë të dalim me shpikje të reja me qëllim që ajri i së nesërmes të jetë edhe më i pastër sesa ai i sotmi. Krenohemi me faktin që jemi pjesë e grupit "Franke" si specialistë të ajrit.

Faber edificio immerso nella natura
Faber storia dell'azienda - donna che danza all'aria aperta

Burimi ynë kryesor i frymëzimit: njerëzit

Të përmbushim nevojat e njerëzve dhe të bëjmë realitet dëshirat e tyre: këto janë parimet që qëndrojnë prapa përpjekjeve tona për të ofruar produkte që u përgjigjen nevojave të njerëzve. Sepse gjithçka varet nga mirëqenia e tyre.

Receta për shëndet më të mirë në të ardhmen

Misioni ynë është të mbështesim një stil më të shëndetshëm të jetesës në ambientet e shtëpisë, me anë të shpikjeve ekologjike dhe veprimeve të përgjegjshme të jetës së përditshme. Por këtë nuk mund ta realizojmë të vetëm. Meqë kemi të njëjtin vizion dhe respekt për mjedisin, mund të arrijmë të ushtrojmë ndikim pozitiv afatgjate më të fuqishëm. Ja një pasqyrë e gjërave që kemi arritur deri tani: 76% e energjisë elektrike që u konsumua në vitin 2022 u prodhua nga burime të rinovueshme. 87% e mbetjeve të krijuara në vitin 2022 u ripërdorën ose ricikluan. 78% e ambalazheve të produkteve të grupit "Franke" prodhohen me lëndë të rinovueshme.

Faber storia dell'azienda - uomo con bambino in braccio

Kemi përmirësuar cilësinë e ajrit që ngaviti 1955

Historia e "Faber"-it është histori e kryesimit rekord të tregut italian për 60 vjet. Suksesi është produkt i kohës dhe përvojës. Çdo produkt i yni përbën një hap përpara dhe një vizion të ri. Por evolucioni nuk mbaron këtu. Historia e modeleve tona karakterizohet nga hulumtimi i kujdesshëm dhe nga një qasje kreative ndaj inovacionit për të gjetur çdo ditë zgjidhje të papërsëritshme.

1955

1955

Lind "Faber Plast"-i

1958

Faber Prima cappa da cucina in plexiglass

1958

Aspiratori i parë me pleksiglas

1986

Faber Cappa a parete Nova

1986

NOVA

Aspiratori i parë për oxhaqe

1995

Faber Cappa a parete Axia

1995

AXIA

Aspiratori i parë në formë T-je

1999

Faber Cappa a parete M@ster

1999

M@STER

Aspiratori i parë inteligjent

2004

Faber Cappa a parete Matrix

2004

MATRIX

Aspiratori i parë që varet si pikturë

2008

Faber Cappa a parete Klima

2008

KLIMA

Aspiratori i parë për kondicionimin e ajrit

2010

Faber Cappa a lampadario F-Light

2010

F-LIGHT GENERATION

Aspiratori i parë me llambadar

2016

Faber Cappa a parete Talika

2016

TALÌKA

Aspiratori i parë tërësisht vertikal

2018

Faber Cappa sospesa Glow

2018

GLOW

Me teknologjinë "Airlane"

2019

Faber Piano cottura aspirante Galileo

2019

GALILEO

Pianura e parë me aspirator e gradës A+++

2020

Faber Cappa a parete K-Air

2020

K-AIR

Aspiratori i parë i lidhur me ekran me prekje që mat cilësinë e ajrit në kohë reale

2021

Faber Cappa a parete Air Hub

2021

AIR HUB

"Faber"-i hyn në botën e pastrimit të ajrit

2022

Faber Air Hub Portable

2022

AIR HUB PORTABLE

Sanitizuesi i parë "Faber", me teknologjinë ekskluzive "4X4"

2023

Faber Cappa a parete True Double Black

2023

TRUE DOUBLE BLACK

Aspirator vertikal me platformë të re

1955
1958
1986
1995
1999
2004
2008
2010
2016
2018
2019
2020
2021
2022
2023