Si të zgjidhni aspiratorin në varësi të kapacitetit të ajrimit?
Vëllimi i kuzhinës përcakton kapacitetin e nevojshëm të ajrimit. Aspiratori efikas e ndërron ajrin e kuzhinës 10 herë në orë*. Elektromotori i fuqishëm garanton më shumë qetësi dhe më pak konsum të energjisë elektrike, sepse është efikas kur punon me shpejtësi të ulët.
Aspiratori nuk shkakton shqetësime nëse, gjatë punës, nuk tejkalon nivelin prej 55 dB(A) të zhurmës. Elektromotori i fuqishëm mund të jetë efikas dhe i qetë, edhe kur punon me shpejtësi të ulët.
*Doracaku i ventilatorëve - F. Bleier 1998
Si ta instaloni saktë aspiratorin?
Aspiratori duhet të instalohet të paktën 65 cm larg pianurës. Ju rekomandojmë që të mos e instaloni më shumë se 75 cm larg pianurës, në mënyrë që t'i tërheqë avujt si duhet. Pra, tymi duhet të shkarkohet sa më pranë aspiratorit. Zgjidhni tuba me diametër 150 mm (ose, në çdo rast, jo më pak se 120 mm), jo më të gjatë se 3-4 metra dhe me jo më shumë se 2 bërryla. Kujdes: garancia nuk mbulon asnjë dëmtim që shkaktohet nga mosrespektimi i distancave minimale të sigurisë.
Çfarë tubash këshillohet të përdoren për të arritur rezultate më të mira të punës së aspiratorit?
Tubi me diametër 150 mm është optimal për aspiratorët me prurje 300 mc/h e lart. Nëse nuk është e mundur të instaloni tuba me këtë diametër, rekomandojmë tuba me diametër 120 mm. Tubat me diametër më të vegjël mund të ndikojnë për keq në normën e qarkullimit dhe në nivelin e zhurmës së aspiratorit.
Si bëhet prova e ajrimit?
Përpara se të bëni provën e ajrimit, sigurohuni që aspiratori të jetë montuar si duhet, duke respektuar udhëzimet e montimit, që jepen në broshurën e udhëzimeve që shoqëron produktin. Provën e parë të ajrimit mund të bëni duke ndezur edhe aspiratorin, edhe pianurën, në të cilën duhet të zieni pak ujë. Nëse instalimi është i saktë, por thithja e dobët si pasojë e ndonjë defekti të produktit, duhet të kërkoni ndërhyrjen e qendrës së autorizuar të asistencës teknike të kompanisë "Faber" (për informacione, shihni linkun: https://www.faberspa.com/centri-assistenza), duke i treguar qendrës kodet e shkruara në etiketën që ndodhet në brendësi të aspiratorit. Përndryshe, mund të hapni një tiketë ndërhyrjeje, duke telefonuar në numrin +355 (0)44806061
Si matet rendimenti i punës i aspiratorit?
Kapaciteti i ajrimit dhe niveli i zhurmës së aspiratorëve të markës "Faber" maten në bazë të standardeve ndërkombëtare IEC/EN 61591 dhe IEC/EN 60704-3 (niveli i zhurmës), të përgatitura posaçërisht nga organet certifikuese për të matur rendimentin e punës të aspiratorëve të kuzhinës. Këto metoda rikrijojnë kushtet tipike të instalimit dhe funksionimit, duke siguruar kështu të dhëna aktuale dhe të sakta. Kërkoni që rendimenti i punës i aspiratorëve t'u referohet këtyre rregulloreve: mund të mbështeteni në informacione të sakta, të plota dhe të besueshme, si këto që deklarojmë ne. Laboratori ynë është i akredituar nga autoritetet IMQ dhe NEMKO. I gjithë rendimenti i punës i aspiratorëve "Faber", duke përfshirë kapacitetin e filtrave të kapjes së yndyrës dhe ndriçimin e llambave, matet në brendësi të pajisjes.
Si ta pastroni aspiratorin?
Për të pastruar aspiratorin e kuzhinës, përdorni një copë rrobe të butë dhe një detergjent neutral pa klor për të mos dëmtuar veshjen e pajisjes. Për të zbuluar gamën e produkteve "Faber" të dedikuara për pastrimin e aspiratorëve dhe pianurave të kuzhinës, vizitoni faqen "Filtrat dhe aksesorët".
Si mund ta gjej broshurën e udhëzimeve të aspiratorit tim?
Për të shkarkuar broshurën e udhëzimeve, shënoni kodin e modelit të aspiratorit në pjesën "Dokumentacioni i produktit" në zonën "Mbështetja" (supporto).
Ka një dritë që ndizet dhe fiket. A duhet të kontaktoj me qendrën e ndihmës teknike?
Përpara se të kontaktoni me qendrën e asistencës teknike për të kërkuar ndërhyrje, shihni pjesët "Përdorimi" dhe "Mirëmbajtja" të broshurës së udhëzimeve të aspiratorit.
Aspiratori nuk e tërheq mirë ajrin. Çfarë të bëj?
Kontrolloni instalimin për t'u siguruar që të jetë bërë në përputhje me udhëzimet që jepen në broshurën e aspiratorit. Nëse instalimi është i saktë, duhet të kërkoni ndërhyrjen e një qendre të autorizuar të asistencës teknike të kompanisë "Faber" (për më shumë informacione, shihni linkun: https://www.faberspa.com/centri-assistenza), duke i treguar kodin që ndodhet në etiketën brenda aspiratorit. Përndryshe, mund të hapni një tiketë ndërhyrjeje, duke telefonuar në numrin +355 (0)44806061
Si mund ta kuptoj çfarë modeli është aspiratori që kam në shtëpi?
Modeli i çdo aspiratori jepet në etiketën brenda produktit (pas heqjes së filtrave/skarës metalike). Kjo etiketë ka një kod për asistencën, në pjesën e sipërme djathtas. Kodi ka 7 ose 9 shifra që fillojnë me 63..., ose 10 shifra, në formatin: 110.xxxx.xxx.
Çfarë të bëj nëse etiketa ku jepen karakteristikat e aspiratorit bëhet e palexueshme?
Në rast se etiketa është e palexueshme ose e dëmtuar, mund të kërkoni ndihmë, duke plotësuar formularin në pjesën "Mbështetja".
Çfarë të bëj që aspiratori të mos bëjë zhurmë?
Zhurma e aspiratorit shkaktohet nga kalimi i ajrit brenda tij gjatë punës së pajisjes. Komponentët e aspiratorëve "Faber" janë projektuar në mënyrë të tillë që të pakësohen pengesat gjatë kalimit të rrymës së ajrit. Kjo bën që niveli i zhurmës të jetë shumë i ulët. Një masë efektive për të shmangur rritjen e nivelit të zhurmës është përdorimi i tubave të shkarkimit me diametër të madh (120-150 mm). Filtrat e ndotur ose të bllokuar mund të pengojnë qarkullimin e ajrit: pastrimi (ose ndërrimi) periodik i filtrave garanton qarkullim të mirë të ajrit. Po ashtu, zhurmat e aspiratorit mund të izolohen, duke përdorur teknologjinë inovative të markës "Faber" kundër zhurmave. Zbuloni teknologjitë tona.
Më ka humbur certifikata e garancisë. A mund të më jepni një tjetër?
Po, është e mundur të kërkoni një kopje të certifikatës së garancisë. Plotësoni formularin në pjesën "Mbështetja".
Aspiratori ka dridhje jonormale. Çfarë të bëj?
Kontrolloni instalimin për t'u siguruar që të jetë bërë në përputhje me udhëzimet që jepen në broshurën e aspiratorit. Nëse instalimi është i saktë dhe zhurma shkaktohet nga produkti, duhet të kërkoni ndërhyrjen e një qendre të autorizuar të asistencës teknike të kompanisë "Faber" (për më shumë informacione, shihni linkun: https://www.faberspa.com/centri-assistenza), duke i treguar kodin që ndodhet në etiketën brenda aspiratorit. Përndryshe, mund të hapni një tiketë ndërhyrjeje, duke telefonuar në numrin +355 (0)44806061
Tastiera e aspiratorit nuk punon. Me kë duhet të kontaktoj?
Kontaktoni me qendrën e autorizuar të asistencës teknike të kompanisë "Faber" në zonën tuaj (për më shumë informacione, shihni linkun: https://www.faberspa.com/centri-sistenza/) dhe tregojini kodin që jepet në etiketën brenda aspiratorit. Përndryshe, mund të hapni një tiketë ndërhyrjeje, duke telefonuar në numrin +355 (0)44806061
Pse nuk ndërhyn qendra e asistencës teknike për probleme që kanë të bëjnë me aspektin estetik të produktit?
Defekti estetik i produktit duhet t'i raportohet teknikut përgjegjës gjatë instalimit të pajisjes ose kur hapni ambalazhin e aspiratorit. Ankesat e mëvonshme dhe ndërhyrjet e tjera nga qendra e asistencës teknike nuk mbulohen nga garancia.
Nëse, për hir të instalimit, e pozicionoj aspiratorin më poshtë nga sa rekomandohet në broshurën e udhëzimeve, a mbetet e vlefshme garancia?
Jo. Duhet të respektoni largësinë minimale që jepet në broshurën e udhëzimeve, si për njohjen e garancisë, ashtu edhe për sigurinë e ambientit të kuzhinës.
Po përdor aspiratorin ajrues, a duhet të hap ndonjë vrimë në pjesën e sipërme të ambientit?
Po, tubi që vjen nga aspiratori bashkohet me vrimën. Vrima duhet të ketë një diametër prej të paktën 120 mm.